I vazhdohet paraburgimi edhe për një muaj Naser Hafizit

I është vazhduar edhe për një muaj paraburgimi ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Naser Hafizi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës PPS.nr.84/2024 e datës 05.02.2025 për vazhdimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, në çështjen penale kundër të pandehurit N.H., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 10.02.2025 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit N.H. iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj”, ka potencuar ajo.

Hafizi dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim të detyrës e autoritetit zyrtar”, “Shpëlarje të parave” dhe “Mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë të të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.

Lexo edhe:  Temperaturat maksimale deri në 20 gradë, vranësia dhe shi edhe sot