Sadiku: LVV e ka humbur shumicën në parlament, nuk mund të flasë në emër të popullit
Afro 800 mijë qytetarë votuan të dielën e 9 shkurtit.
Në këto zgjedhje, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje pretentoi që t’i merrte sërish mbi 50 për qind.
Por, kjo nuk ndodhi.
Sipas rezultatit preliminar, LVV-ja nuk mori atë çka deshti sepse aktualisht ka pak më shume se 40 për qind të votave.
Me këtë rast, analisti politik Ermal Sadiku, tha në Rubikon se LVV e ka humbë mazhorancën në Parlament.
Ai theksoi, se ky subjekt politik nuk mund të flas në emër të popullit.
“Si e ka përjetuar këtë z. Kurti? Unë mendoj që ka qenë e ulët, nuk e kam pritur që ai do të dal edhe të ofendojë dhe me atë arrogancë edhe me atë gjuhë. Por, ai e ka bërë atë pa ndonjë presion”, tha Sadiku në Klan Kosova