Numërohen gati 98% të votave: VV bie në 40%, PDK 22%, LDK 17%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet preliminare nga numërimi i mbi 97 për qind të votave, saktësisht 97.71%.
Sipas këtij përditësimi, Lëvizja Vetëvendosje ka një rënie tani në 40.94 për qind të votave, PDK e dyta me 22.11 për qind, LDK e treta me 17.67 për qind dhe AAK me 7.44 për qind.
Në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat e mërgatës.