Parashikimi i motit gjatë vikendit
Të shtunën na pret mot me diell dhe pak më i ngrohtë, por mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe me acar.
Temperaturat nga -6 minimalet (në disa vise malore deri në -8) deri në 9 gradë Celsius maksimalet.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Shtunën pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale në disa zona. Mëngjesi vende-vende me acar, ndërsa dita me diell dhe në viset mesdhetare relativisht e ngrohtë.
Mot pa ndonjë ndryshim në tërë rajonin edhe dy tri ditët e ardhshme. Ndryshim të motit mund të kemi me shumë gjasa në mes të javës së re me reshje lokale shiu në Shqipëri, ndërsa në Kosovë me mundësi edhe për reshje bore./MeteoBallkan