Për ta parandaluar arrestimin e tij e goditi me veturë zyrtarin policor në Prishtinë, dërgohet në mbajtje i dyshuari

Një person është arrestuar pasi që i njëjti duke mos respektuar urdhrin e Policisë për ndalim, kishte goditur me qëllim zyrtarin policor.
Polici ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, shkruan lajmi.net.

Siç njofton Policia, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 04.02.2025 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti fillimisht nuk kishte respektuar urdhrin për ndalim i cili ishte dhënë nga zyrtari policor, e më pas dyshohet se qëllimisht me veturë ka goditur zyrtarin policor. Zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

Lexo edhe:  Rast i rëndë në një familje në Lipjan: Gruaja 49–vjeçare dyshohet se i dha fund jetës së saj, Policia nis hetimet