24-vjeçari gjendet pa shenja në motel, ishte i shoqëruar nga një 40 vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në motelin “Casablanca” në qytetin e Gjilanit.
Vdekjen e tij e konstatuan ekipet mjekësore nga Emergjenca e Spitalit të Gjilanit.
Siç merr vesh Sinjali, i ndjeri ishte shoqëruar nga një burrë rreth 40-vjeçar.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.
E hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të rastit tashmë kanë filluar.