Kishin dalë për gjueti, në vend të derrit të egër, burri vret gruan aksidentalisht!
Një 69-vjeçare ka vdekur në mënyrë tragjike, pasi u qëllua aksidentalisht me armë gjuetie nga bashkëshorti i saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi dje, në veri të Francës, kur çifti kishin dalë për gjueti.
Siç raportojnë mediet vendase, Jacqueline Taylor, ndërroi jetë në spital, pasi plumbi e kapi direkt e në zemër.
Ndërsa bashkëshorti i saj Pierrot Philippot ka rënën në prangat e policisë. Ndaj tij rëndon akuza “vrasje nga pakujdesia”.
Daily Mail shkruan se çifti kishin dalë në një pyll afër shtëpisë së tyre për të kapur derra të egër.