Minatorët e Trepçës nuk fillojnë punën, kërkojnë llogari nga drejtori pse ju ndalen nga 180 euro në pagë

Ndërrimi i parë në minierën e Trepçës nuk janë lëshuar në nëntokë për ta filluar punën sepse ata po protestojnë.

“Jepi zë” ka siguruar edhe pamje Live që po ndodhin tani ku shihen minatorët që po kërkojnë arsyen ta dinë pse ju ndalen nga 180 euro në paga.

Në hapësirën e zhveshtores në Stan Tërg ata janë grumbulluar dhe po duan ta dijnë nga drejtori Shyqri Sadiku pse ju ka ndalur kjo pjesë e pagës.

Një minator i ka thënë “Jepi zë” se ata janë të vendosur të mos fillojnë punën pa ju dalur pagat e kompletuara apo ta dinë arsyjen pse ju kanë ndalur.

Ndryshe minatorët e Trepçës vazhdimisht janë përballur me probleme të mëdha të pagave dhe mungesë të kushteve elementare të punës.

Ndërsa menaxhmenti për çdo parregullësi po i largon nga puna por vetë nuk ua siguron as pagat./ Jepi zë

Lexo edhe:  Bankat e nisin fuqishëm vitin 2024, fitojnë 16 milionë euro në janar