Parashikimi i motit për sot dhe fillimin e javës

Sot pritet të mbajë mot stabil, por ende i ftohtë sidomos në zonat me mjegull dhe vranësira të ulëta.

Në ato vise ku do të ketë largim të vranësirave të ulëta dhe mjegullës do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave dhe intervale me diell. Gjatë mesdites mund të kemi largimin e vranësirave në shumë vise të vendit. Temperaturat nga -5 minimalet deri në 8 gradë Celsius maksimalja.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Dukshëm më ngrohtë në viset ku nuk do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat shënojnë rritje të ndjeshme në viset pa vranësira.

Fillimi i javës së re do të karakterizohet me rritje të temperaturave edhe në zonat ku deri më tani është shumë ftohtë për shkak të inverzionit të temperaturave.

E Hëna me intervale kohore me diell dhe vranësira të lokale. Të Martën do të kemi shtim të vranësira dhe nganjëherë riga lokale shiu. Në viset kodrinore-malore lokalisht priten reshje të herëpashershme shqote e bore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, ka të lënduar