Gruaja në Gjilan raporton se i ka humbur burri, i çoi video nga një motel dhe u zhduk

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Gjilan, ku një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke raportuar se i ka humbur burri.

Sinjali mëson se gruaja ka deklaruar në Polici se herën e fundit kur ka pasur kontakt me bashkëshortin, ai ia ka lënë një video-mesazh nga moteli “Premium”.

Më pas, gruaja është nisur drejt motelit, por kur ka arritur në lokacion nuk e ka gjetur burrin e saj, andaj ka vendosur ta denoncojë rastin në Polici.

Me të marrë informatën, policia është aktivizuar për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me këtë rast.

Lexo edhe:  “Veç je plak se pa të mytë me dru s’e kisha lanë”, 90-vjeçari thotë se familja e Fitore Pacollit po e kërcënon për 6 ari tokë të tij