41 aksidente dhe mbi 1 mijë e 800 gjoba të shqiptuara nga Policia në 24 orët e fundit

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas statistikave, mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se 1 mijë e 801 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 42 aksidente, 11 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 31 vetëm me dëme materiale.

Lexo edhe:  Vdes Argjend Dreshaj, ish-hendbollisti i dalluar i Vëllaznimit