Drejtori i shkollës “Abetarja” në Softaj e rrahu nxënësin 10-vjeçar, prindërit e lajmërojnë rastin në Polici

Aktet e dhunës në shkolla janë bërë sërish temë diskutimi. Rasti i fundit është regjistruar në shkollën “Abetarja” në Softaj të Ferizajt, raporton Gazeta Sinjali.

Aty dyshohet se drejtori i shkollës e ka dhunuar fizikisht një nxënës rreth 10-vjeçar.

Gazeta Sinjali merr vesh se rasti dyshohet se ka ndodh në tualet, ku sipas të miturit drejtori ka shkuar dhe e ka goditur.

Rasti është lajmëruar në Polici nga prindërit e nxënësit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar dhe hetimet do të vazhdojnë.

Lexo edhe:  “Ditën kur lirohem dua të më vije në vizitë Sami Lushtaku”, cila ishte dëshira e Faton Hajrizit pak muaj para se të vritej