Nuk është tubim i partive, por i vetëm një kandidati: Mblidhen mbi 220 persona në Mitrovicë për ta mbështetur 7-shin, Rrahman Rama

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, zhvilloi një takim madhështor në sallën e Teatrit të Mitrovicës, ku u prit me entuziazëm dhe përkrahje masive nga qytetarët.

“Sonte u emocionova me gjithë këtë përkrahje që mora në Mitrovicë. E gjithë salla e Teatrit u mbush për ta treguar mbështetjen për kandidaturën time,” deklaroi Rama, duke falënderuar të gjithë ata që i qëndrojnë pranë në këtë fushatë.

Lexo edhe:  Kēto vende mbesin pa energji elektike sot