Dy persona rrahin një pjesëtar të FSK-së në Vushtrri

Pasditë e djeshme në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri, pas një mosmarrëveshje, dy persona kanë rrahur një tjetër.

Raportohet se viktima në këtë incident është pjesëtar i FSK-së, i cili gjatë incidentit ishte jashtë detyrës zyrtare.

Konflikti verbal që eskaloi në sulm fizik bëri që pjesëtari i FSK-së të kërkojë tretman mjekësor, ku tashmë është duke u trajtuar në QKUK.

Ndërkohë dy të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur dhe Policia ndodhet në kërkim të tyre.

Lexo edhe:  Kur mund të lëvizim pa viza në BE nëse vendimi merret këtë vit?