Aksidenti afër Shkupit: Sot varrosen katër viktimat e familjes Arsllani që vdiqën tragjikisht në Vardar

Tragjedia e mbrëmshme te lumi Vardar, afër Shkupit ka tronditur vendin.

Trupat e tri grave janë nxjerrë pa shenja jete nga lumi, pasi u aksidentuan dhe vetura e tyre doli nga rruga. Në veturë ka qenë edhe një person tjetër, familjar i viktimave – teksa fëmija që ndodhej po ashtu në veturë shpëtoi, raporton Gazeta Sinjali.

Të enjten Maqedonia e Veriut u trondit nga aksidenti tragjik afër Shkupit, ku një veturë në të cilën ndodheshin pesë persona, doli nga rruga dhe ra në lumin Vardar. Katër persona humbën jetën si pasojë e këtij aksidenti, ndërsa shpëtoi mrekullisht fëmija rreth moshës 5-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

Viktimat që u aksidentuan tragjikisht janë nga familja Arsllani, nga fshati Gërçeci i Komunës së Sarajit në Maqedoni të Veriut.

Tri gra të familjës Arsllani, u nxorrën të vdekura nga vetura e aksidentuar, mbrëmjen e 2 janarit, ndërsa 5-vjeçari gjatë rrokullisjes së veturës ka dalë nga vetura dhe atë e kanë gjetur disa kalimtarë të rastit.

Mjekët kanë bërë të ditur se gjendja shëndetësore e fëmijës është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

E gjatë ditës së djeshme, me orë të tëra vazhduan kërkimet për kryefamiljarin i cili ndodhej po ashtu në vëturën e aksidentuar. Trupi i pa jetë i tij u gjet të premten rreth orës 15:00.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup kanë bërë të ditur se kanë filluar hetimet në Rashçe, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Në njoftim po ashtu thuhet se do të lëshohet urdhër për ekspertizën e makinës.

“Pavarësisht kushteve jashtëzakonisht të vështira në terrene të paarritshme, janë ndërmarrë të gjitha veprimet për sigurimin e gjurmëve dhe provave me qëllim përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Qindra persona janë mbledhur në Smrekonicë, tani do të lirohet nga burgu Gani Geci

Sipas informacioneve fillestare, automjeti drejtohej nga njëri prej të ndjerëve. Gjithashtu do të lëshohet urdhër për ekspertizën e makinës. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik janë intervistuar dëshmitarët okularë të ngjarjes, si dhe familjarët e familjes në automjet për zbardhjen e të gjitha rrethanave”, thuhet në kumtesë e Prokurorisë Themelore.

Mediat në Maqedoni të Veriut raportuan se në veturë ishin kryefamiljari me gruan, vajzën, nusen e djalit dhe nipin. Sipas tyre, nusja dhe nipi kishin ardhur për pushime nga Italia.

Viktimat pritet të varrosen sot, në fshatin Gërçec, ndërsa i mituri i vetëm i mbijetuar nga tragjedia raportohet se është kthyer në shtëpi, pranë familjarëve të tjerë.