Vdes një grua në Spitalin e Prizrenit, policia nis hetimet

Një grua ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit gjatë ditës së premte.

Sipas policisë, e ndjera ishte duke u trajtuar në spital, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Po ashtu, lidhur me rastin policia ka nisur hetimet.

“Raportohet se viktima femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar ne spital, ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë

Lexo edhe:  Parashikimi i motit gjatë vikendit