Shqipëria, Kroacia dhe Turqia, tri shtetet që garantuan për lirimin e Hashim Thaçit
Lirimi përfundimtar i Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit nga Gjykata Speciale, ka bërë që shumë detaje të reja të dalin në publik lidhur me procedurat në Hagë.
Në kohën kur Hashim Thaçi dhe krerëve të tjerë të UÇK-së nuk iu lejohej në asnjë mënyrë arresti shtëpiak ose mbrojtja në liri, një masë ishte lënë e hapur.
Ajo e garancisë për për lirim në një vend të tretë, nëse të njëjtat shtete garantojnë kushte strikte për ndonjërin prej të akuzuarve.
Nasim Haradinaj në disa intervista gjatë dy ditëve të fundit, ka bërë të ditur emrat e tri shteteve që garantuan për lirimin e Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale.
Sipas Haradinajt, këto tri shtete ishin: Shqipëria, Turqia dhe Kroacia.
“Pushteti nuk e ka kryer obligimin qytetar e kushtetues ndaj qytetarit të vet në Hagë. Jo për të burgosurin Hashim, Nasim, për një të burgosur qoftë kriminel, apo edhe terrorist. Ai duhet me ofru të gjitha garancitë, përfshirë lirimin e përkohshëm mbrojtjen në lirë. Asnjë garancion i thjeshtë nuk është që do do thonë ish leshu me pa ba, ndoshta ishin mbrojt në liri, dhe turpi më i madh a di cili është: kanë ofru tri shtete tjera, njëri në rregull. Se e ka obligim me i mbrojt krejt shqiptarët, por ka garantu edhe Kroacia e Turqia për Hashimin. Kosova jo, as atëherë as sot”, ka thënë Haradinaj.
Pavarësisht garancive, Hashim Thaçit nuk iu aprovua lirimi me kusht në asnjërin prej këtyre shteteve.
Kjo pasi trupi gjykues në Hagë konstatoi se sigurimi i procedurave do të jetë i duhur, vetëm me Thaçin në Qendrën e Paraburgimit.