Pritje deri në një orë për të hyrë nga këto dy pikëkalime kufitare

60-70 minuta në Dheun e Bardhë dhe 60 sosh në Muçibabë janë pritjet për të hyrë për në Kosovë.

Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritje ka edhe në Jarinje.

Në Jarinje po pritet 30-40 minuta për të hyrë për në Kosovë.

Gjendja në pikat e tjera kufitare vazhdon të jetë e qetë.

Lexo edhe:  Zv/drejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë nga autoritetet serbe, dyshohet se po keqtrajtohet