U raportua se ishte i përfshirë në rastin e 16-vjeçares nga Skenderaj, Floralb Zeka: As me dorë nuk e kam prek!
Një ditë më parë u raportua se 19 vjeçari Floralb Zeka, ishte i përfshirë në rastin e 16-vjeçares nga Skenderaj e cila fillimisht ishte raportuar si e zhdukur në polici, e më pas dyshimet ishin se u shfrytëzua seksualisht.
I apostrofuar për këtë rast, Zeka mohon se ka qenë i përfshirë në shfrytëzimin seksual ndaj të mitures nga Makermali i Skenderajt.
Floralb Zeka ka dërguar një sqarim në adresë të redaksisë së 02 Press për të mohuar çdo lloj pretendimi që ndërlidhet me fatin e 16-vjeçares.
Më poshtë ju sjellim sqarimin pa ndërhyrje:
..Jam nja prej t dyshuarve per at vajzen nga skenderaji po nuk ashte ashtu qysh ti e kishe transmetu se ajo vajza ka jap deklarat edhe ka tregu se na te dy astenjoni nuk i kemi jape as doren me i fole se leje ma najsen tjeter na ate vajzen e kemi mar se nje shoqe e imja mka than asht met vet e kam t familjes a mundesh me shku me e marre se po u tutet dhe qe e ka familjare un n menyr humane jam shku e kom mar edhe e kem qu te ajo shoqja si mka than mu me shku me e marre tu e mar parasysh se as un as shoku jem me vajzen e skenderajit kurrfar kontakti skemi pas dhe as doren sja kemi jap me fol me ta na nuk jemi shku me kurrefar mendimi te keq te ajo vajza e skenderajit dhe as se kemi njoft deri sa para 2 dite dul lajmi se asht e zhdukme.
Vajza nga skenderaji ne deklarat ka treguar se nga ne te dy ka patur sjellje te mira dhe asnje tetim perdhunimi apo qfaredo tjeter…
Fillimisht u raportua se një burrë nga fshati Makerrmal i Skenderajt, para katër ditësh ka raportuar se vajza e tij ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kishte asnjë informacion për fatin e saj. I frikësuar se i ka ndodhur diçka, prindi ka vendosur të kërkojë ndihëm nga Policia duke e denoncuar rastin.
Në deklaratën e tij, ai ka rrëfyer se kjo nuk është hera e parë që po përballet me një situatë të tillë. Bazuar në dëshminë e dhënë para hetuesve, burimet thonë se e mitura ishte larguar edhe para një viti nga shtëpia e saj.
Tmerrohet familja në Skenderaj: Vajza e mitur që u zhduk dyshohet se u shfrytëzua për prostitucion