Babai i njërit prej policëve të aksidentuar në veri ankohet në Polici: Djali është shumë rëndë, asnjë ortoped nuk është në Klinikë

Tetë policë të Njësisë Speciale në Mitrovicë, morën lëndime në një aksident në fshatin Grabovc të Zveçanit të premten që shkoi.

Tre prej tyre po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Siç merr vesh Reporteri, sot rreth orës 13:00, siç pretendon babai i njërit nga policët që po trajtohet në Ortopedi, policit i është përkreqësuar gjendja dhe sipas babait të tij nuk ka pasur asnjë ortoped për t’u kujdesur për të.

Kjo e ka detyruar babin e policit të lënduar që të thërras në Policinë e Kosovës dhe të ankohet.

Ai ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi që sipas tij djali i tij është në gjendje të rëndë.

Lexo edhe:  E rëndë në Çagllavicë: 29-vjeçarja raporton se e abortoi foshnjën shkaku i dhunës nga i fejuari