KFOR-i stërvitet për zbatimin e ‘planit të mbrojtjes’ të Manastirit të Deçanit

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovës, ka njoftuar se ka zhvilluar stërvitje për zbatimin e “planit të mbrojtjes” të Manastirit të Deçanit.

KFOR bën të ditur se Batalioni i Komandës Rajonale Perëndimore të Misionit të KFOR-it, në bashkëpunim me batalionin rezervë hungarez, kanë zhvilluar një stërvitje për zbatimin e “planit të mbrojtjes” të Manastirit të Deçanit.

Tutje bëhet e ditur se kjo stërvitje bëri të mundur përmirësimin e kapacitetit të vendosjes së njësive të reagimit të shpejtë, si me automjete ashtu edhe me helikopterë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999, për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, tha KFOR-i.

Në deklaratë shtohet se KFOR punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet e tyre përkatëse.

Lexo edhe:  Mozzik flet për lidhjen me Lotinën: Gjëja më e bukur që m’ka ndodhur në 28 vite të jetës, jam shumë i lumtur