Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, bllokohet rruga

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj ku dy vetura janë përplasur mes vete, njëra prej tyre ka përfunduar poshtë rrugës.

Ende nuk dihet sa persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident. Autoambulanca është parë në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu aty janë edhe ekipet e zjarrfikësve.

Ky aksident ka shkaktuar të kolona të gjata duke e bllokuar magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Lexo edhe:  Bie në prangat e Policisë djali i pronarit të hotelit ‘Kaçinari’ në Prizren, dyshohet për rrahjen brutale për parking