Shpërthim në Veternik, lëndohen dy persona

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditën e së premtës në Prishtinë, ku dyshohet për një shpërthem të fuqishëm në lagjen Veternik.

Një bombolë gazi dyshohet se ka shpërthyer sot rreth orës 16:00 në Veternik, ku si pasojë janë lënduar dy persona.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ku tha se shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi.

“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për një shpërthim në lagjen Veterniku në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në baze të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia po vijon punën e saj, ndërkaq në vendngjarje  ka ftuar edhe mekanizmat e tjerë kompetent për trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci

Lexo edhe:  Rrahman Jasharaj e fitoi ‘betejën’ e parë kundër qeverisë, MASHTI ka një thirrje për drejtoritë komunale të arsimit