‘Fëmija i çiftit vizatoi një ujk në vend të babait’, Llabani: Hetimet për Liridonën vazhdojnë, në dosje mungojnë celularët e Naimit

Vrasja e Liridona Murselit e urdhëruar nga bashkëshorti i saj, ishte ngjarje që tronditi Kosovën dhe jo vetëm.

Gazetarja Anduena Llabani u shpreh se hetimet ende vazhdojnë. Sipas saj, prokurorja e caktuar për çështjen është serbe dhe në dosje mungojnë dy celularët e Naim Murselit me të cilët ka komunikuar.

“ Sot kanë kaluar një vit dhe hetimet vazhdojnë. Autorët qëndrojnë në masën arrest me burg. Është caktuar një prokurore serb për shkak të impaktit dhe ndikimit që mund të kishte çështja dhe hetimi i çështjes. Kur pyeta prokurorinë e Prishtinës se çfarë po ndodh pas një viti, përgjigja ishte negative, ende nuk kanë zbardhur detaje për të ngritur aktakuzën. Autori Naim Murseli ka bërë një trik, ka dhënë një dëshmi pak orë pas arrestimit. Naim Murseli dhe dy autorët janë arrestuar disa orë pas varrimit, por i ka tradhëtuar diçka. Në dosje mungojën dy celularë të Naim Murselit për të pasur prova që ai realisht kishte folur me dy autorët. Fëmijët janë dërguar në Suedi aty ku ata jetoni pak më parë. Në këtë rast kemi ‘heqje qafe’ të bashkëshortes, nuk kemi krim pasioni sepse ata jetonin të ndarë. Kanë qenë në dijeni të dy prindërit.”

Gazetarja Llabani rrëfeu detajin tronditës ku një prej fëmijëve në praninë e psikologut ka vizatuar një ujk me të cilin personalizoi ‘babain’.

” Dyshimet deri më tani sipas dosjes në prokurori, vrasja është kryer nga Granit Plava sepse Naim Murseli kishte premtuar 30 000 euro cash. I dyshuar është dhe nipi i Murselit si pjesëtar i Fsk-s. Ka qenë shumë e paramenduar, është qëlluar me një plumb në qafë. Për të krijuar idenë e një vrasje në kushte të grabitjes. Një prej fëmijëve ,në praninë e psikologëve, i është dhënë një laps dhe një letër dhe iu kërkua të përshkruante babain. Nuk ka pikturuar babain, por pikturoi një ujk.” / abcnews.al

Lexo edhe:  Ky është burri nga Peja që dyshohet se kërcënoi mikun e tij pasi s’ia ktheu borxhin prej 14 mijë eurosh