Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Për shkak të depërtimit të një mase paksa më të ftohtë ajrore dhe kthjellimit që pritet të gjatë natës në shumë vise të Kosovës temperaturat sonte do të zbresin nën 0 gradë Celsius, por asgjë ekstreme dhe plotësisht normale për këtë periudhë kohore.

Në përgjithësi temperaturat do të lëvizin nga 0 në ultësirat e Dukagjinit deri në -5 gradë Celsius në viset kontinentale. ndërsa në malet më të larta mund të zbres deri në -7 apo -8 gradë Celsius. Në malet më të larta në Mal të Zi dhe thellë në veri të Shqipërisë mund të zbres deri në -10 gradë Celsius.

Edhe ky Dhjetor përkundër “përpjekjeve” dimërore po kalon në shenjë të një Dhjetori mjaft të butë por ndoshta pak më i ftohtë se Dhjetorët e dy tri viteve të kaluara. Shtresa të mëdha bore ka vetëm në malet e larta të Kosovës dhe rajonit.

Pas kthjellimit të motit që do të kemi të Premten, në fundjavë priten vranësira të reja, rritje të lehta të temperaturave dhe reshje kalimtare kryesisht shiu, në Shqipëri më intensive.

Krejt në fund të javës dhe fillim të javës së re pritet të kemi edhe një depërtim të një mase paksa më të ftohtë ajrore me reshje të dobëta, lokale bore, pastaj do të pasojë një anticiklon më i konsoliduar dhe rritja e temperaturave.

Përkeqësim të motit sërish mund të kemi vetëm pas dates 20 Dhjetor, por kjo mbetet vetëm një sinjal i cili edhe ashtu është i dobët nga tani./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Një i vdekur nga vetaksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”