Mospagesa e rrymës mollë sherri në familjen pejane, nusja e denoncon vjehrrin për dhunë
Rastet e dhunës në familje janë vazhdimisht në rritje, pasi që çdo ditë denoncohen dhjetëra raste të tilla, ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat.
Në plot raste, përveç çifteve, në konfliktet familjare përfshihen edhe anëtarët tjerë të familjes.
Kështu ka ndodhur së fundmi në Pejë, ku ndihmën e Policisë e ka kërkuar grua, e cila ka denoncuar vjehrrin e saj për dhunë në familje.
Sinjali mëson se 22-vjeçarja ka deklaruar se babai i burrit të saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj tyre si pasojë e një mosmarrëveshje lidhur me pagesën e energjisë elektrike.
Vjehrri dyshohet se u ka bërë presion dhe ua ka ndalur rrymën, pasi nuk e kanë paguar.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar hetimi për veprën penale ‘Dhunë në familje’.