Aksion për heqjen e të gjitha reklamave nëpër rrugët e Kosovës (Foto)

Hysen Durmishi, zëvendësministër i infrastrukturës ka njoftuar se asnjë reklamë më nuk do të ketë në autoudhë të Kosovës.

“Sot filluam aksionin për heqjen e reklamave në gjithë brezin rrugor të autoudhëve për të vazhduar me heqjen e të gjitha reklamave në ura, mbikalime e nënkalime në të gjitha rrugët regjionale e nacionale”, ka njoftuar Durmishi.

Tash e tutje, sipas tij, reklamat do të vendosen vetëm në hapësirat ku i lejon ligji dhe duke respektuar kriteret e procedurat.

Lexo edhe:  Zvogëlohen kolonat për të dalë nga Kosova, kaq po zgjasin pritjet