Bylbyl Sokoli i futet politikës, aderon në Vetëvendosje – Drenica e heq nga detyra e trajnerit

Trajneri i njohur i futbollit Bylbyl Sokol, zyrtarisht i ka hyrë rrugës së politikës.

Sokoli tashmë është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai sipas të gjitha gjasave do të jetë pjesë e listës zgjedhore në garën e 9 shkurtit.

Këtë e konfirmoi vet Sokoli.

“Qëndrimet e mia do të jenë të njëjtat sikur edhe më parë. Mos u brengosni”, tha shkurtimisht trajneri Bylbyl Sokoli për Klankosova.

Ndryshe, FC Drenica ka njoftuar se e ka liruar Sokolin nga detyra e trajnert, pas inkuadrimit të tij në politikë.

Lexo edhe:  U kapën në trafik, ky është i dyshuari që sulmoi 35-vjeçarin me shufër gome në Fushë Kosovë