Njësia Speciale zbarkon te lokali “Radio Caffe” në Prishtinë
Ndërmarrja Publike Banesore dhe Njësia Speciale e Kosovës kanë zhvilluar një aksion në një lokal të Prishtinës.
Ky aksion është zhvilluar tek lokali “Radio Caffe”, i cili gjendet përballë Postës së madhe.
Sipas informaciomeve të para, dyshohet ky aksion është kryer për shkak të borxheve të mëdha, me ç’rast NPB ia ka vënë drynin lokalit “Radio Caffe”, duke e marë nën kontroll.