Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Armend Morinës.

I dyshuari kërkohet për një vjedhje të rëndë në Fushë Kosovë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit të Fush Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar. Personi Armend (Imer) Morina  kërkohet për veprën Vjedhje e rëndë”.

Policia apelon se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar, kontaktoni direkt në:

E-mail: [email protected]

Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/

Lexo edhe:  Këto do të jenë pagat e gjithë zyrtarëve me ligjin e ri