Fshihet murali që nderon ushtarët serbë të Koshares, Arsijeneviq akuzon se një nga autorët kishte veshur bluzën me logon e Torcidës

Mediumi lokal serb në Kosovë, Kossev, raporton se mbrëmë është demoluar një mural në Mitrovicën Veriore që i nderonte ushtarët serbë në Betejën e Koshares, transmeton Jepi zë.

Murali kishte të shkruar “për këtë tokë, ia vlen të vlen të vdesesh”. Sipas Kossev, aty është shtuar edhe fjala “paqe”.

Aleksandar Arsijeneviq, lider i Partisë Demokratike Serbe, ishte ndër të parët që e raportoi fshirjen e muralit.

Sipas tij, ata që e fshin, kishin mbuluar fytyrën dhe njëri nga ta kishte një bluzë me logon e Torcidës, tifogrupit mitrovicas.

Foto: Kossev

Lexo edhe:  Zbulohet kush do të jetë producente e Big Brother VIP Kosova 3