Vdes një grua në Klinë, u godit nga vetura derisa po e kalonte rrugën me bashkëshortin e saj

Një grua ka vdekur sot në fshatin Drenoc të Klinës pasi është goditur nga një veturë derisa ishte duke e kaluar rrugën me bashkëshortin e saj.

Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 17:10 minuta në magjistralen Prishtinë-Pejë në fshatin Drenoc të Klinës ka ndodhur një aksident dhe si shkak i aksidentit një këmbësore është goditur nga një veturë. Të lënduarën e kanë dërguar në Emergjencë e Spitalit Rajonal të Pejës, por ka ndërruar jetë si shkak i lëndimeve të marra. Pas aksidentit gruaja e aksidentuar është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, por për shkak të lëndimeve të marra ka vdekur. Vdekja e saj është konfirmuar nga mjeku kujdestar”, ka deklaruar Gashi.

Lexo edhe:  Vazhdojnë të mbyllura pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak