Biznesmeni befasohet me mikpritjen në Skenderaj: ‘Këtu me ardh pa kuletë, se nuk paska mundësi për të pagua send’

Biznesmeni i njohur nga Dragashi, Burim Piraj i cili ka në pronësi kompaninë e mishit “Meka” sot ka vizituar Drenicën.

Ai ka mbetur i befasuar me mikpritjen që ja kanë bërë drenicasit sot në Skenderaj

“Këtu me ardh pa kuletë, se nuk paska mundësi për të pagua send! Unë do ta kisha quajtur Skenderajn “Qyteza Bujarisë””, ka shkruar biznesmeni në profilin e tij në Facebook.

Rikujtojmë se është po ky biznesmeni i cili punëtorëve ua jep çdo herë pagën e 13-të ndërsa së fundi njoftoi se do të shpërblen të gjithë ata punëtor që do të bëhen prindër.

Lexo edhe:  IPK arreston një polic për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti