Rrahman Rama pritet ngrohtë në Hanover të Gjermanisë

Ish gjenerali i FSK-së Rrahman Rama, është pritur ngrohtë nga shqiptarët në Hanover të Gjermanisë.

Rama tha se entuziazmi i mërgimtarëve atje i motivon të punojmë edhe më shumë për ditë më të mira, shkruan Jepi zë.

Postimi i plotë:

Kënaqësi e madhe takimi me mërgimtarët që jetojnë në Hanover. Entuziazmi i tyre na motivon të punojmë edhe më shumë për ditë më të mira.

Dje ishim në Hanover, sot jemi në Köln, e pasnesër do të jemi në Stuttgart. Shpresoj të takoj sa më shumë bashkatdhetarë!

Lexo edhe:  Aksident trafiku në rrugën Gjilan-Bujanoc, ka të lënduar