Olta Gixhari tha se Luizin e rreh gruaja, ky i fundit bën reagimin e papritur

Aktorja e njohur Olta Gixhari, gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi me Arbana Osmanin, rrëfeu se nuk ka patur kontakt me Luiz Ejllin.

Ajo në humor ka thënë se Luizin e rrah gruaja e tij, Kiara.

“Është budalla ai, e rreh gruaja”, ishte kjo deklarata e bërë prej saj që shkaktoi shumë zhurmë kudo nëpër rrjet.

Teksa ditën e djeshme, Kiara ka zhvilluar një “Ask” në “Instagram”, ajo është pyetur prej ndjekësve nëse e rreh Luizin, shoqëruar me disa emoji duke qeshur.

Mirëpo Kiara nuk është përgjigjur, por ia ka lënë Luizit në dorë, i cili si çdo herë tjetër e ka kthyer gjithçka në humor.

“Sot nuk më ka rrah e kam pushim të premteve”, ka thënë ai.

Lexo edhe:  Jori tenton ta prekë, Luizi i kthehet keq