Vdes në rrethana të panjohura një punëtor fabrike në Viti
Është raportuar se viktima mashkull kosovar afër një fabrike ishte gjetur i shtrirë në tokë dyshohej pa shenja jete.
Sipas Policisë, afër viktimës është gjetur një veturë me targa vendore në të cilën janë gjetur dokumentet e tij.
Rasti ka ndodhur në Viti, mbrëmë rreth orës 03:20.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të Policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.