Hamza në Skënderaj: Aty ndjeva pulsin e shtetit, shpresën dhe besimin se Kosova mundet ma mirë

Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është pritur sonte në Skenderaj.

Hamza tha se në Skenderaj ndjeu entuziazmin, shpresën dhe besimin e pathyeshëm se Kosova mundet ma mirë.

“Faleminderit nga zemra, Drenicë! Në zemrën e Skenderajt, në palestrën që mban emrin e heroit Ilaz Kodra, ndjeva pulsin e shtetit tonë. Ndjeva entuziazmin, shpresën dhe besimin e pathyeshëm se Kosova mundet ma mirë”, shkroi Hamza.

“Energjia e secilit është frymëzuese dhe kurrë nuk do të dorëzohemi në përpjekjen për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe vendin tonë”, shtoi ai.

Kandidati i PDK-së për Kryeministër tha se duke ndjerë trashëgiminë e liderëve historik që hapën rrugën për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, ai do të udhëheqë me dinjitet, vizion dhe krenari për ta zhvilluar Kosovën.

Lexo edhe:  Gjendet pa shenja jete një 68- vjeçar në Prizren