Policia e Kosovës sekuestron 12.3 gram marihuanë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Arkitekt Karl Gega” në Prishtinë ka gjetur një sasi të konsiderueshme të substancave narkotike.

Raportohet se janë gjetur në tokë 9 qese me peshë totale 12.3 gram me substancë narkotike e llojit marihuanë.

Substancat narkotike janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar

Lexo edhe:  Në QKUK mungon ilaçi që ua rregullon frymëmarrjen foshnjave të lindura para kohe