Nis ndërtimi i xhamisë së 100-të në Prizren

Kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Orhan Bislimaj, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se xhamia e cila po ndërtohet në fshatin Planejë të Hasit është xhamia e 100-të në komunën e Prizrenit.

Njoftimi i plotë:

Xhamia e 100, në komunën e Prizrenit…!

Me datë 29 qershor 2022 e nisëm, e sot në ditën e dhjetë, xhamia e Planesë ka filluar të lëshojë shtat. Përndryshe, sot e vërejtja se kjo xhami ka numër jubilar, 100.

Gjatë kthimit, u ndalëm në fshatin Gjonaj, ku e falëm xhumanë.

Në kalendarin islam, ekziston një natë dhe një ditë brenda vitit që janë tepër madhështore. Sa i përket natës, ajo është ‘Nata e Kadrit’ që bie në muajin Ramazan, në këtë natë ka filluar të zbresë Kur’ani.

Kurse sa i përket ditës, ajo është ‘Dita e Arefatit’, që i bie nata e Kurban Bajramit, e që shënon përfundimin e zbritjes së Kur’anit, pas 23 vitesh sa kishte zgjatur zbritja e tij, nga Allahu tek Muhamedi a.s., nëpërmjet melekut Xhibril.

Në vitin 632, pikërisht në këtë Ditë të Arefatit, Muhamedi a.s. e kishte mbajtur një hytbe shumë domethënëse e me plotë emocion.

Sa herë e lexoj, më duket sikur po i shoh fytyrat e ngazëlluara të atyre njëqindëmijë sahabëve sa kanë qenë aty, duke shikur me dashuri Pejgamberin e Zotit, që u jepte këshilla të arta nga kodrina xhebelu rahmeh.

Subhanallah, atë ligjëratë Pejgamberi a.s. e fillon me fjalët që sinjalizojnë largimin e tij nga kjo botë: “O ju njerëz! Dëgjoni çka do t’ju them, sepse nuk e di se a do t’ju takoj juve në këtë vend pas këtij viti.”

Për kader të Zotit, Pejgamberi a.s. brenda atij viti ndërroi jetë dhe nuk pati ymër më për ta bërë edhe një haxh tjetër.

Lexo edhe:  Ish-futbollisti i njohur kosovar: E lus Kosovën të mos e harrojë UÇK-në, le të veprohet si Kroacia

Kah fundi i hytbes, Pejgamberi a.s. i përkufizon dy udhëzime, kur tha:

“Kurrë nuk do të devijoni përderisa t’i përmbaheni Kur’anit dhe Sunetit tim; dhe

“O ju njerëz ! E dëgjuat porosinë time, futeni në zemrat tuaja e në jetën tuaj.

Me këto dy porosi, Pejgamberi a.s. na ka këshilluar që jetën tonë ta ndërtojmë sipas porosive të Kur’anit dhe Sunetit, në mënyrë që të ndërtojmë një shoqëri përparimtare e të shëndoshë…!

Për hajr Dita e Arefes…!