SBASHK-u merr vendim për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës sot do të vendos për kompensimin e orëve të humbura mësimore gjatë muajit shtator për shkak të grevës së mësimdhënësve.

Vendimi do bëhet i ditur në një konferencë të jashtëzakonshme e cila pritet të mbahet në orën 11:00.

Kujtojmë që Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ditë më parë ka publikuar kalendarin e orëve mësimore që duhen zëvendësuar.

Kjo ishte kundërshtuar nga SBASHK-u, por edhe nga Këshilli i Prindërve të Kosovës.

Shumë prej këtyre të fundit kishin dalë edhe me reagim se nuk do t’i dërgojnë fëmijët në shkolla të shtunave.

“Prindërit e deklaruar për Këshillin e Prindërve të Kosovës në shumicë absolute janë kundër zhvillimit të mësimit të shtunave – për kompensimin e orëve të humbura nga greva. Shumë prej tyre janë deklaruar me revoltë se as nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Vdes në moshën 81-vjeçare gazetari Idriz Ulaj