Katër viktimat e sulmit në Ferizaj ishin të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, Selimi: A u sulmuan për shkak të etnisë?

Një burrë dyshohet se ka therur me thikë katër persona në Ferizaj, ku dy nga viktimat ishin vajza të mitura ndërsa dy të tjerët ishin djem të moshave madhore.

Siç njofton drejtori i organizatës “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians”, Isak Skenderi të katër viktimat janë pjesë e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Skenderi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se një model i tillë sugjeron diçka më të thellë dhe shumë më shqetësuese: një krim me motivim etnik i nxitur nga urrejtja.

Ai ka kërkuar nga organet e drejtësisë që motivet e sulmit të hetohen në detaje, pasi që siç thotë Skenderi, kur viktimat “e rastësishme” i përkasin një grupi të vetëm etnik, duhet të pyesim pse.

Drejtori i organizatës “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians”, ka shkruar edhe për gjendjen e vajzës 10 vjeçare që sipas tij jeta e saj nuk është në rrezik të menjëhershëm por gjendja e saj mbetet delikate.

“Ajo është një viktimë e pafajshme që tani vuan për shkak të urrejtjes së sëmurë dhe të shtrembëruar të dikujt. Kjo ngre pyetje të vështira: a u sulmua ajo për shkak të përkatësisë së saj etnike? A ishin këto sulme të paramenduara, të kalkuluara në mënyrë që të zgjidheshin anëtarët më të pambrojtur të komuniteteve tona? Ky nuk është krimi i parë i urrejtjes në shoqërinë tonë, që synon komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Për një vend kaq të vogël, jemi të mbushur me shumë incidente të motivuara nga paragjykimi etnik dhe intoleranca e thellë. Historia ka treguar se Romët dhe komunitetet e tjera janë mbajtur të margjinalizuar, të mbajtur poshtë në kushte degraduese për të ruajtur sistemet e shfrytëzimit social. Eshtë e pabesueshme qe kjo vazhdon të shfaqet edhe sot – kur komunitetet përdoren si shpërthyes të mllefit dhe urrejtjes. Ne një shoqëri demokratike, moderne si Kosova, jo çdo qytetar ndihet i sigurt, i vlerësuar dhe i respektuar”, ka shkruar Selimi.
Skenderi ka shkruar se autoritetet tona duhet të reagojnë me urgjencë për të adresuar rrënjët e kësaj dhune.
“Kjo nuk është një ngjarje e izoluar; është një simptomë e një sëmundjeje të thellë shoqërore. Sa më gjatë të tolerojmë këtë urrejtje, aq më thellë rrëshqasim në një vend të errët ku paragjykimi lulezon dhe dhuna bëhet normale”, ka shtuar ai.
Lexo edhe:  Aksidentohen dy vetura në Lipjan, mbesin të lënduar shtatë persona