Vdes bashkëluftëtari i Sami Lushtakut, ai e përshkruan si njëri nga ushtarët më të zotë të UÇK-së

Dje ka vdekur aksidentalisht ish ushtari i UÇK-së, Liman Musliu.

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, përmes një postimi e ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij si njërin nga ushtarët më të zotë që ka pasur Kosova.

Postimi i plotë:

Me dhembje të madhe e zemër të thyer sapo mora lajmin e rëndë, ndër më të vështirët e kohëve të fundit, për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëluftëtarit e mikut tim të madh nga Likofci, Liman Musliu.

Limani ishte mik i madh i imi, njëri ndër ushtarët më të zotë të Njësisë Speciale të Brigadës 111 “Adem Jashari” të UÇK-së, burrë i fortë, që jetës i dha kuptim përmes guximit të pashoq, sakrificës dhe dashurisë për Kosovën.

Do ta kujtoj gjithmonë me respektin më të madh për gjithçka që ka dhënë për Kosovën.
I lehtë qoftë dheu i Kosovës për ty, Liman, dhe u prehsh në paqe, miku im i zemrës! Kujtimi për ty do të jetojë gjithmonë në zemrat tona.

Ngushëllimet më të thella familjes Musliu, bashkëluftëtarëve, miqve dhe dashamirëve!
SL

Lexo edhe:  Kërkesa e Gjermanisë për CEFTA-n, Bislimi thotë se me Sarrazinin “folëm për futboll”