E dhimbshme: I riu që vdiq mbrëmë në Vushtrri, ishte anëtar i Shoqatës për Kërkim Shpëtim

Mbreme në mesnatë ka ndërruar jetë në një aksident komunikacioni në Vushtrri, Ahmet Istrefi.

I ndjeri ishte anëtar i Shoqatës për Kërkim Shpëtim.

“Ahmeti ishte një pjesëtar i përkushtuar dhe me zemër të madhe, i cili kontribuoi me përkushtim në shërbim të komunitetit tonë.
Detajet e varrimit do t’i bëjmë të ditura në kohë. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Ahmetin. Qoftë i paharruar kujtimi i tij” thuhet në njoftimin e shoqatës.

Lexo edhe:  Bllokohet rruga në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes