Kështu u dëmtua vetura që u aksidentua në rrethin në Pestovë dhe u rrotullua, nga plagët vdiq 21 vjeçari

Mbrëmë në fshatin Pestovë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, saktësisht në rrethrrotullimin që po ndërtohet aty.

Një i ri 21 vjeç ka humbur jetën nga lëndimet e marra, mëson Jepi zë.

Mësohet se Met Istrefi ka ndërruar jetë sot në orët e hershme të mëngjesit.

Ky aksident ka ndodhur në rrethrrotullimin që po ndërtohet pa asnjë standand në magjistrale.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar aksidentin me fatalitet, duke bërë të ditur se personi ka humbur jetën pak pas mesnatës.

Ndërkohë, janë publikuar edhe pamjet e rënda të aksidentit, ku shihet se është dëmtuar shumë vetura e cila u rrotullua pasi goditi anësoret e rrethit.

Lexo edhe:  Dhunë në një familje në Podujevë: Burri rrah gruan dhe vajzën, ato e denoncojnë në Polici