Vdes nxënësi i klasës së tretë nga Vushtrria: Dijar Podvorica mbetet përjetësisht në zemrat e të gjithëve

Vushtrri – Ditë e rëndë për qytetin e Vushtrrisë dhe shkollën fillore “Ali Kelmendi”, të cilët sot humbën një nxënës të dashur dhe shembullor. Dijar Podvorica, nxënës i klasës III/6, ndërroi jetë, duke lënë pas një dhimbje të thellë te familja, miqtë dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tij.

Në një telegram ngushëllimi të lëshuar nga shkolla “Ali Kelmendi”, u theksua trishtimi për këtë humbje të papritur. “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të nxënësit tonë të dashur Dijar Podvorica. Humbja e tij është një goditje e rëndë për të gjithë ne, mësues, nxënës dhe bashkëmoshatarë. Dijari do të mungojë thellësisht në shkollën tonë dhe në zemrat e të gjithëve që e njohën. Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, për mësuesen, për shokët e klasës dhe për të gjithë ata që e kishin afër,” – thuhet në mesazhin e shkollës. Nxënësit e klasës së tij do ta kujtojnë gjithmonë si një mik të dashur dhe një shok të veçantë.

Ngushëllime për humbjen ka shprehur edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, i cili i ka dërguar një telegram familjes Podvorica. “Bashkëndjej dhimbjen me familjen Podvorica për këtë humbje të madhe. Dijari do të kujtohet gjithmonë si një nxënës shembullor dhe i dashur për të gjithë,” – u shpreh kryetari Idrizi.

Pusho i qetë, Dijar! Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona.

Lexo edhe:  Malishevë: Djali ia vodhi babait 10 mijë euro, arrestohet