Shifra shqetësuese – 12 raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë raportuar 12 raste të dhunës në familje.
Rastet janë raportuar në Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Shtërpcë, Pejë, Gjakovë, Malishevë dhe Zveqan, shkruan lajmi.net.

Në të gjitha rastet e raportuara të dhunës në familje gjatë këtyre 24 orëve, viktimat janë gratë.

Rastet e raportuara në Polici:

Prishtinë 05.11.2024-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Prishtinë 04.11.2024-16:00. Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 05.11.2024-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër shtetase e Arabisë Saudite. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Fushe Kosovë 05.11.2024-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Po ashtu i dyshuari gjatë fjalosjes me familjaret e bashkëshortes, prindin dhe vëllain, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri e më pas të njëjtën e ka hedhur nga dritarja. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistolete me gaz, një karikator dhe 34 fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 02.11.2024, 16:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ferizaj  01.11.2024-07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kanosur viktimën femër kosovare ish bashkëshorten e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Burri i ish-drejtoreshës në Vushtrri, fiton tender 60 mijë eurosh

Shtërpcë, 05.11.2024-12:45. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar- bashkëshorti i saj, ka thyer urdhrin e gjykatës. Ai dyshohet të ketë kryer veprat e lart-cekura. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë 05.11.2024-19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Gjakovë 05.11.2024-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Malishevë 03.11.2024-NN. Më 05.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Malishevë 05.11.2024-15:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes rrjeteve sociale është kërcënuar nga ish bashkëshorti i saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.

Zveqan  04.11.2024-18:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar- bashkëshorti i saj. I njëjti kishte demoluar shtëpinë dhe ishte larguar nga aty. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar.