Lajm i hidhur: Vdes mësimdhënësi nga fshati Kçiq i Mitrovicës
Familja Uka nga fshati Kçiqi i Mitrovicës ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre.
Mësuesi shumë vjeçar, Nazif Uka, ka ndërruar jetë, shkruan Jepi zë
Mësuesi Nazif përherë do të mbetet në kujtesën e nxënësve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën si njeri me vlera të larta humane, me qetësi e afërsi me të gjithë, me gatishmëri për të ndihmuar e këshilluar çdoherë.
Vdekja e tij ka mëzitur përveç familjarëve edhe kolegët e të ndjerit dhe nxënësit që u shkolluan nga ai / Jepi zë