Komandanti i UÇK-së dhe gjenerali i FSK-së, Rrahman Rama, do të jetë kandidat për deputet

Një nga kontribuesit më të mëdhenj të luftës çlirimtare në Kosovë, është Rrahman Rama.

Komandanti i UÇK-së në Zonën e Shalës, që është edhe anëtar i kryesisë së PDK-së, pritet të kandidojë për deputet në Kuvendin e Kosovës.

“Jepi zë” merr vesh se tashmë gjithçka është qartësuar dhe gjeneral Rama do të jetë në listën e PDK-së.

Njeriun që, përveç kontributit në themelimin e Ushtrisë së Kosovës, e forcoi edhe FSK-në, tani do ta shohim në petkun e përfaqësuesit të qytetarëve.

E kaluara e lavdishme e Ramës dhe ndihma e madhe gjatë dhe pas luftës ndaj qytetarëve, janë disa nga arsyet që partia i ka kërkuar gjeneralit të futet në listën për deputet.

Lexo edhe:  Protestë në Hagë kundër arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së