Para syve të lojtarëve nga Kosova e Shqipëria, tifozët e Spartës shpalosin mbishkrimin ”Kosova është Serbi”

Mbishkrimet ”Kosova është Serbi” janë shfaqur disa herë në ndeshjet futbollistike në muajt e fundit.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në ndeshjen mes Sparta Pragës dhe Ostravas.

E krejt kjo ndodhi para syve të futbollistëve shqiptarë që luajnë te Sparta Praga, Albion Rrahmanit, Ermal Krasniqit, Qazim Lacit dhe Indrit Tucit.

Ata dolën në përkrahje të futbollistin serb, Birmancevic, i cili së fundmi ishte përjashtuar nga skuadra për shkak të problemeve me trajnerin.

Sparta Praga pësoi humbje nga Ostrava me rezultat 1-3.

Lexo edhe:  Nëse e keni parë këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës