Sot varroset Auron Myftari, që dyshohet se u ther për vdekje nga vëllai

Varrimi i Auron Myftarit, që dyshohet se u ther për vdekje në Prishtinë nga vëllai tjetër, Gent Myftari, do të bëhet sot në ora 12:00, në varrezat e qytetit në Arbëri.

Vëllai tjetër, Agon Myftari përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se familja nuk do të hapë të pame.

“Ju njoftojmë se varrimi i Auron (Hazir) Myftarit do të bëhet më 29 tetor 2024, me namazin e drekës (ora 12:00), në varrezat e qytetit në Arbëri”.

“Njëkohësisht, ju njoftojmë se për shkak të rrethanave, familja nuk do të hapë të pame. Pritja do të bëhet vetëm në varreza”, ka shkruar tutje Myftari.

Lexo edhe:  Hysni Gucati shihet në Kosovë, arsyeja është një çështje familjare